-sidi education-spot_img
27 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Andi Tepelena thirrje socialistëve në protestë: Ndiqni Koçekun, braktisni Ramën!

Kryesoret

Në nisje të protestës së 37-të para Kryeministri, aktivisti Andi Tepelena u bëri thirrje socialistëve të ndjekin shembullin e deputetes Mariana Koçeku, duke braktisur Ramën.

“Është momenti që deputetët e Partisë Socialiste t’i thërrasin mendjes. Është momenti të japin dorëheqjen, të ndjekin shembullin e Mariana Koçekut dhe të dalin të pavarur, të largohen nga ajo parti nëse duan të tregojnë përgjegjshmëri në këtë moment historik. Është momenti ta braktisin në fatin e tij më të turpshëm Edi Ramën, digjini mandatet dhe largohuni”, tha Tepelena.

Ai iu drejtua edhe Kuvendit duke kërkuar shfuqizimin e dy komisioneve të rëndësishme, atij të Reformës Zgjedhore dhe atij të Reformës Territoriale, të cilat i cilësoi si “komisione të pengmarrjes së demokracisë”.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Tepelena duke i bërë thirrje edhe SPAK-ut theskoi se kanë dorëzuar dosjen Albania Files, ku sipas tij aty përmblidhet i gjithë krimi i Ramës.

Ndër të tjeta Tepelena shtoi se e gjithë opozita duhet ta zhbëjë atë Kuvend, sipas tij ai nuk ka më vlerë pasi është i delegjitimuar.

Revolta e 37/ Aktivisti: Sot Rama është kufomë politike, me rezistencë do ta largojmë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit