-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat në Kuvend/ Majko sfidon Bashën: Shkon dot në Amerikë? Alibeaj i hidhet në “fyt”

Kryesoret

Ish-kryeministri Pandeli Majko u përfshi në debat me kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj një ditë pasi një zyrtar amerikan deklaroi se PD në 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha mori 500 mijë dollarë financim nga Rusia.

Debati

Pandeli Majko: Besoj se sot, drejtuesit e PD, e dinë shumë mirë se është shpërndarë lajmi se PD ka marrë mbi 500 mijë dollarë nga fondet ruse.

Flasim për fondet europiane, por të flasim edhe për fondet antieuropiane. Përpara se t’i kërkoni llogari Beqes sonë kërkojini “Beqajt” tuaj.

Enkelejd Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja, sepse për të tilla çështje delikate i vetmi që nuk do të duhet të fliste edhe për flokët e bardha edhe për eksperiencë politike nuk duhet të fliste.

Sepse është makinacion i bërë nga ai që nuk është këtu (drejton gishtin nga Rama). Prit edhe ca orë se do të përgënjeshtohesh dhe pastaj përsëri të shkosh te dentisti.

Pandeli Majko: Në fakt zonja kryetare unë i respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua që të jetë kështu sikur thonë këta. Që gjysmë milion dollarë të jenë marrë nga PD. Por po e përsëris edhe njëherë.

Ajo që keni diskutuar ju mes veti dhe pranë sistemit të drejtësisë është një akuzë që dje është ripërsëritur. Unë uroj që zoti Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos jetë nën akuzë për infiltrim të politikës ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit