Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim, për kultivim lëndësh narkotike.
Uniformat blu raportojnë se 31-vjeçari L. B, ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa.
Dyshohet se fidanët janë kultivuar nga shtetasi L.B, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 u arrestuan në flagrancë dhe 1 u shpall në kërkim.