-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB bën gati rezolutën: Rusia të tërhiqet menjëherë nga centrali i Zaporizhzhias

Kryesoret

Bordi i Guvernatorëve i agjencisë bërthamore të OKB-së ka miratuar një rezolutë, përmes të cilës i kërkon që Rusisë që t’i japë fund okupimit të centralit bërthamor të Zaporizhjës.

Kështu thanë diplomatët që morën pjesë në takimin me dyer të mbyllura, më 15 shtator, në Vjenë.

Zaporizhja është qytet në juglindje të Ukrainës, ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Rezoluta e miratuar nga bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) i bën thirrje Rusisë që “të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet kundër dhe në termocentralin bërthamor të Zaporizhjës dhe çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë”.

Bordi prej 35 anëtarësh e miratoi rezolutën me 26 vota pro, dy kundër dhe shtatë abstenime, thanë diplomatët, duke shtuar se Rusia dhe Kina votuan kundër.

Rezoluta thotë gjithashtu se pushtimi ushtarak i uzinës rrit ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor që do të rrezikonte popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit