Princi Leka Zogu ka paraqitur dokumentet nga Akrivi Qendror, ku tregojnë se ari i Shqipërisë nuk është vjedhur nga mbreti Zog, por është grabitur nga ushtarët gjerman.
Sipas studiuesve, në datën 6 Prill 1939, Zogu kishte urdhëruar ministrin e Financave, Kol Thaçi, që t’i raportonte se sa ishte gjendja e Thesarit të Shtetit, dhe t’ia sillte atij në shtëpi.
Në atë kohë ari i Shqipërisë prej 2.454 kg, ruhej në Itali, në Banka di Napoli. Vetëm 178 kg ar ndodhej në kasafortën e Bankës së Shqipërisë.
“Në shtator të vitit 1943, mbas kapitullimit të Italisë Fashiste u grabit prej ushtrisë gjermane dhe u depozitua për ruajte në Reichsbank, në Gjermani,” thuhet në dokumente e publikuar nga Princi.