Berisha, në një konferencë për mediat këtë të premte, ka dënuar mbrojtjen, që sipas tij, Rama po i bën Serbisë.
Ai theksoi se kjo është e njëjtë me atë që po i bën edhe Putin.
“PD dhe Berisha ka denoncuar ka kundërshtuar me protesta të fuqishme dhe dënon orientimin serbo-rus të politikës së jashtme të Shqipërisë me anë të Ballkanit të Hapur. PD dënon mbrojtjen absurde që i bën Rama Beogradit, shndërrimit sot më shumë se kurrë të Serbisë në një Rusi të vogël/
Mbrojtja që Rama i bën Serbisë, është në sintoni të plotë me mbrojtjen që i bën Putini dhe në kundërshti me interesat tona dhe të aleancës”, tha Berisha.