QAnon një shoqatë konspiracionistësh tashmë ka marrë mbështetje dhe nga ish-presidenti Trump.
Ky i fundit në median e tij, Social-Truth ka postuar një imazh të tij me mbishkrimin “Stuhia po vjen.” Në botën e QAnon-it, stuhia i referohet fitores përfundimtare të ish-presidentit, kur kundërshtarët e tij supozohet se do të gjykohen.
Është ndër dhjetëra postime të fundit të lidhura me lëvizjen Q nga ish-presidenti republikan. Ekspertët që studiojnë teoritë e grupit QAnon thonë se Trump mund të përpiqet të mbledhë pas vetes mbështetësit e tij më të vendosur, ndërsa hetimet për sjelljen e tij përshkallëzohen.
Ai ka publikuar dhjetëra postime të fundit të lidhura me Q, ndryshe nga viti 2020, kur ai pretendoi se megjithëse nuk dinte shumë për QAnon, ai nuk mund të hidhte poshtë teorinë e tij të konspiracionit.
I pyetur mbi teoritë e QAnon-it se Trumpi gjoja po e shpëton kombin nga një kult satanik i trafikantëve të seksit të fëmijëve, ai pretendoi të mos dinte gjë për grupin kur pyeti: “A supozohet të jetë diçka e keqe?”
Postimet e fundit të Trumpit kanë përfshirë imazhe që i referohen vetes si një martir që lufton kriminelët, psikopatët dhe të ashtuquajturin shtet i korruptuar.