Taulant Balla beson se Sali Berisha do të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Europian. Por ku e bazon ai këtë pritshmëri? Në një komunikim me mediat, ai tha sot se ka një nismë të depozituar në PE.
“Ka një përpjekje në PE, një iniciativë të depozituar ku kërkohet që personat që janë shpallur non grata nga SHBA, apo të përfshirë në instrumentet e tjerë që SHBA-në po i implementojnë për këdo që është identifikuar, natyrshëm të ndodhë edhe në BE. Kjo nuk do të vonojë. Ky është vlerësim i imi. Është logjike që kjo të ndodhë” tha Balla.
Sali Berisha pas SHBA-së u shpall non grata edhe nga Britania e Madhe.