-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E-mail-et në “shesh”! Njeriu që mban “çantën” e sekreteve fajëson Nanon: Ku gaboi

Kryesoret

Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Dorian Tola për daljen e informacioneve të klasifikuara në ditët e fundit fajësoi zyrtarët që ranë pre.

Ai nuk përmendi emër, por shënjestra ishte e qartë, referuar situatës aktuale dhe faktit që e-mailet që dolën ishin të ish-drejtorit të policisë Gledis Nano.

Tola tha se informacionet që kanë dalë nuk rrodhën nga sistemet e klasifikuara. Ai tha se problemi është që këto informacione sekrete janë përdorur në sisteme të pa-klasifikuara.

Informacionet që sot dalin në media nuk janë të dala nga rrjetet tona të klasifikuara, por në mënyrë abuzive janë përdorur në sisteme të pa-klasifikuara.

Pra ka të bëjë me një përgjegjësi individuale dhe për të shmangur këtë propozojmë instrumente që të kemi mundësi kontrolli dhe masa shtrënguese” tha ai.  

Tola sqaroi në komisionin e Ligjeve se asnjë informacion sekret nga DSIK nuk është hakuar. “Nuk kemi informacion për sulmin të rrjeteve që trajtojnë informacione të klasifikuar, të akredituara.

Ne deri tani nuk kemi të dhëna që janë kompromentuar. Ne kemi një rrjet të komunikimit të sigurt pranë DSIK-së. Mundohemi të përshtatemi me standardet e NATO-s” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit