Disa detaje të reja janë zbardhur nga skeleti gjysmë i zhvarrosur në rrugën Mourikiki, në Greqi.
Sipas prokurorisë greke, eshtrat i përkisnin një të burgosuri shqiptar, i cili ishte dënuar vite më parë për drogë dhe kishte vuajtur dënimin në burgun e Patrës.
Ai u lirua në 2011, pas mbarimit të dënimit. Vëllai i viktimës është shprehur se ata kanë folur normalisht me njëri-tjetrin një muaj më parë dhe më pas ai ka humbur gjurmët.
Mjekët ligjorë nuk ka arritur ende në konkluzionin nëse vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një vrasjeje apo për shkaqe patologjike.