-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet ligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Kryesoret

Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj tani më mund të jetë pjesë e operacioneve ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje e ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere.

Dërgimi i ushtarëve të FSK-së në misione ushtarake ndërkombëtare, sipas Mehajt, është mundësuar pas miratimit të Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit.

“Kemi krijuar edhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere”, ka njoftuar Mehaj përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

Me ligjin në fjalë, sipas ministrit është rregulluar edhe çështja e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesjen ndaj familjes së tyre përgjatë misionit.

“Bashkë jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s”, ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit