-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimit të bukës në Europë

Kryesoret

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të lartë të çmimeve të bukës në Europë, duke ia tejkaluar mesatares së Bashkimit Europian.

Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit për gushtin 2022 për bukën dhe drithërat ishte 20.4%, dmth që çmimet e bukës janë rritur me një të pestën.

Ky është shtrenjtimi më i madh që nga viti 2008, kur rritja ishte 35%.

Ndërsa Eurostat ka raportuar të dhënat për shtrenjtimin e këtij produkti jetik në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, Buka, perimet, mishi janë bërë më të shtrenjta.

Çmimet për vajrat dhe yndyrnat e gatimit janë rritur veçanërisht ndjeshëm, por ushqimet kryesore të rëndësishme si buka janë bërë gjithashtu dukshëm më të kushtueshme.


Kjo ka ndodhur veçanërisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili ka shqetësuar ndjeshëm tregjet globale pasi Rusia dhe Ukraina kanë qenë eksportuesit kryesorë të drithërave, grurit, misrit, farave vajore (veçanërisht lulediellit) dhe plehrave

Në gusht 2022, çmimi i bukës në BE ishte mesatarisht 18% më i lartë se në gusht 2021. Kjo është një rritje e madhe krahasuar me gushtin 2021, kur çmimi i bukës ishte mesatarisht 3% më i lartë se në gusht 2020.

Të dhënat mujore tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të inflacionit total, por jo aq i lartë (nga +3% në +10%).

Disa vende ishin shumë më të prekura se të tjerat. Norma mesatare më e lartë e ndryshimit të çmimeve të bukës u regjistrua në Hungari (+66% në gusht 2022), e ndjekur nga Lituania (+33%), Estonia dhe Sllovakia (të dyja +32%).

Vendi ynë ka konsumin më të lartë të bukës në Europë, një tregues i varfërisë së popullsisë, që i ka drithërat ushqimin bazë. MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit