-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie sërish çmimi i naftës në Kosovë

Kryesoret

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve në të cilat sërish ka ulje të çmimeve të naftës.

Sipas njoftimit të ministrisë, të enjten çmimi maksimal i lejuar i gazit 0.75 cent, ndërsa çmimi i lejuar për naftë është 1.57 cent, për benzinë është 1.35 cent.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.

Më 22 qershor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar me unanimitet, udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës dhe karburanteve të ripërtritshme dhe masat e tjera mbrojtëse, në Kosovë.

Udhëzimi administrativ në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori, të mbrohet konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg dhe për qëllime të tjera të interesit shtetëror, ka deklaruar ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.

Udhëzimi Administrativ u vu në funksion vetëm për një periudhë një mujore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit