16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet me vdekje ish-ministri i Drejtësisë në Kinë

Kryesoret

Bie një tjetër nga kokat që dikur drejtonin regjimin kinez. Gjykata ”e popullit” e qytetit Changchun ka dënuar me vdekje Fu Zhenghua, ish-ministrin e Drejtësisë kineze. Post të cilin e ka mbajtur deri më 2020.

Sipas gjykatës, Fu ka përfituar nga autoriteti i tij për të garantuar fitime të mëdha për veten dhe familjarët, me një shumë që shkon deri në 17.6 milionë euro.

Fu, si shumë të tjerë që vitet e fundit kanë përfunduar në burg pas fushatës antikorrupsion të urdhëruar nga presidenti XI Jinping, cilësohej deri pak vite më parë si një “yll në ngjitje” brenda regjimit.

Politikani 67-vjeçar kishte filluar karrierën në polici, duke ngjitur shumë shpejt shkallët me zgjidhjen e disa rasteve të bujshme.

Ai u emërua në 2010 në krye të policisë së Pekinit, ku ishte ideatori i një fushate kundër veseve, në veçanti kundër klubeve të natës dhe prostitucionit që po përhapej kudo në kryeqytet dhe në metropolet e tjera. Ai filloi një fushatë ku përfunduan në burg personazhe politike të rëndësishme si Zhou Yongkang, anëtar i fuqishëm i Komitetit Qendror, pikërisht me akuzën e korrupsionit. 

Në 2018 Fu u emërua si ministër i Drejtësisë, dhe dukej kjo trampolina e suksesit definitiv, por në fakt ishte fundi i tij. Pas dy vitesh, ai la postin dhe në tetor të vitit 2021 u zyrtarizua hetimi ndaj tij për korrupsion. Marsin e këtij viti ai u përzu nga Partia Komuniste dhe në prill u arrestua. Tani vjen dënimi me vdekje, që u shndërrua gjithsesi në dënim të përjetshëm.

Analistët e çështjeve kineze nënvizojnë që rënia e Fu Zhenghua nuk është asgjë tjetër veçse rezultati i luftës midis fraksioneve brenda Partisë Komuniste

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit