-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO: Rusia po nxit konflikte në Ballkan

Kryesoret

Njoftimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për shpalljen e mobilizimit të pjesshëm ushtarak, tregon se udhëheqja politike ruse është e gatshme të dëmtojë interesat e popullit të saj. Por, ky vendim po ashtu tregon se Rusia ka dështuar të përmbushë qëllimet strategjike ushtarake në Ukrainë, tha kreu i Komitetit ushtarak të aleancës së NATO-s, Rob Bauer.

Admirali holandez, Bauer, i bëri këto deklarata më 22 shtator në Budvë, ku po mbahet konferenca e Kartës SHBA-Adriatik (A5), vetëm një ditë pasi Putin njoftoi për mobilizimin ushtarak.

Sipas tij, Rusia, por edhe Kina, mundohen që të shfrytëzojnë çdo mundësi për të thelluar ndarjet dhe konfliktet, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

“Paqja dhe stabiliteti nuk duhet asnjëherë të merren si të mirëqena. NATO dhe Bashkimi Evropian prodhojnë efekte të mëdha kur këto dy organizata punojnë së bashku.

Ne e dimë mirë koston e luftës dhe konfliktit, prandaj ne do të bëjmë gjithçka që të promovojmë paqen”.

Gjenerali amerikan, Christopher Cavoli, komandant suprem në Evropë i NATO-s, tha se agresioni i pajustifikuar dhe joligjor i Rusisë kundër Ukrainës përbën shkelje të parimeve bazike të paqes dhe stabilitetit:

Ai paralajmëroi se politikat në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të dobësohen nga përpjekjet revizioniste në disa shtete, teksa bëri thirrje që këto shtete të qëndrojnë të përkushtuara për rregullin ndërkombëtar.

“Ajo që ju po jepni është thelbësore për ukrainasit që ta mbrojnë atdheun e tyre”, tha Cavoli.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë të Malit të Zi, Zoran Llazareviq, theksoi se janë të vetëdijshëm për sfidat serioze që kanë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në kufijtë lindorë të Evropës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit