-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pronarët në kërkim! Balluku: Inceneratorët do të vijojnë të marrin lekët

Kryesoret

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh sot në Kuvend se pagesat për inceneratorët do të vazhdojnë, pavarësisht se pronarët e tyre janë në kërkim prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Zv/ kryeministrja u shpreh se inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit janë nën sekuestron e shtetit, ndërsa për të Tiranës vazhdojnë hetimet.

“Objekti i Fierit dhe Elbasanit janë të dy të sekuestruar. Do vazhdojnë të marrin pagesat sepse kryejnë funksione në të mirë të komunitetit. Ne do vazhdojmë punën sepse mbetjet e Fierit dhe Elbasanit do të shkojnë në këto dy objekte.

Sa i përket Tiranës nuk e di që ne si deputet të kemi mandat që të hetojmë. Ju vazhdoni pa asnjë fakt. Kemi ardhur të gjithë dhe jemi përgjigjur në për një në Komisionin Hetimor. Tirana vazhdon edhe është nën hetim.

Deri kur të ketë vendimmarrje të gjykatës ne do veprojmë sipas kontratës. Nëse shkelim kontratën qeveria mund të përballet me penalitete. Tirana është një dosje nën hetim dhe për sa kohë nuk është e gjykuar do vazhdojmë të kryejmë veprimet kontraktuale”, deklaroi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit