-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Iran, humbin jetën mbi 30 persona

Kryesoret

Ndërsa trazirat në Iran janë ndezur për vdekjen e 22-vjeçares Mahsha Amini, e cila vdiq ndërsa ishte në paraburgim nga policia për mosmbajtjen e duhur të shamisë. Babai i Mahsha Amini është sulmuar, duke akuzuar autoritetet se kanë gënjyer për rrethanat e vdekjes së vajzës. 

Ai tha se mjekët nuk e kishin lejuar atë të shihte vajzën e tij pas vdekjes së saj. 

“Ata gënjejnë. Ata gënjejnë. Gjithçka është gënjeshtër… sado të luta, nuk më lanë ta shoh vajzën time,” tha ai dhe pohoi se vajza e tij kishte mavijosje në këmbë me pjesën tjetër të trupit përveç kokës të mbështjellë me çarçaf. “Nuk e kam idenë se çfarë i kanë bërë asaj”, tha ai.

Nga trazirat e dhunshme që kanë shpërthyer në Iran, deri më tani kanë humbur jetën 31 persona ndërsa dhuna dhe represioni në rrugë vazhdon.

Ndërkohë, Garda Revolucionare u ka kërkuar autoriteteve gjyqësore të Iranit të arrestojnë “ata që përhapin lajme të rreme dhe thashetheme”, në një deklaratë të lëshuar sot.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit