-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fiksimi i fundit i Vis Martinajt, vajzat e ekranit, luks, intriga dhe kurthe

Kryesoret

Shpesh herë në vitet e fundit në Shqipëri disa prej vajzave të ekranit kanë një të përbashkët me skenat e krimit; autorin. Rastet janë të shumta kur janë përdorur madje edhe si karrem.

Rasti i fundit është i Ervis Martinajt, që pak përpara se të zhdukej kaloi natën me “Miss Univers Albania”.

Por ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit kur emra të njohur “VIP” janë në krahët e personazheve të skeduar nga drejtësia.

Ish-missi dhe prezantuesja Suada Sherifi prej kohësh e mbante të fshehtë bashkëshortin e saj biznesmen, nga martesa me të cilin erdhi në jetë vajza.

Në ditëlindjen e fëmijës ajo zbuloi më në fund portretin e tij në fotot e tyre familjare.

Eldi Dizdari u arrestua disa kohë më parë në Dubai. Ai njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve të dënuar për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës.

Në fillim të tetorit 2018 gazetat dhe ekranet në qendër të vëmendjes nuk kishin vetëm atë që ndodhi në Bllok, por edhe jetën e personazheve të përfshira.

Për atë ngjarje u hetua edhe Ervin Mata, ish- i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Në vitin 2019 ishte një një tjetër vajzë ekrani që doli në skenë, Kejvina Kthella. Pas atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja te mbikalimi i Shkozetit ajo u mor në pyetje.

Kthella ishte e njohur si mikesha e personit të arrestuar si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rraja.

Asokohe sipas prokurorisë Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 37-vjeçarin Rraja. Një tjetër lidhje e bujshme ishte ajo e ish-miss-it Trejsi Sejdini me Leonard Dukën, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë.

Në vitin 2020 në media qarkulloi një tjetër emër, prezantuesja e sportit Viola Spiro dhe i dashuri i saj, Valentin Selaj. Gazeta italiane “La Nazione” publikoi arrestimin e tij në Firence për drogë.

Por ka pasur edhe raste kur vajzat janë përdorur si karrem për vrasje të bujshme si në rastin e Marsel Sotirës, Hekuran Billës, apo edhe Erigers Mihasit dhe shokun e tij, Armand Dumanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit