-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Malit të Zi: Vendimi im për të mos pranuar kandidaturën e Lekiçit nuk shkel Kushtetutën

Kryesoret

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka deklaruar se nuk ka shkelur kushtetutën në asnjë moment.

Ai pret që Parlamenti të shpërndahet në 30 shtator dhe ti hapet rruga zgjedhjeve të reja parlamentare.

Millo Gjukanoviç ka thënë se vendimi i tij për të mos pranuar kandidaturën e Miodrag Lekiçit për të formuar qeverinë e re është në përputhje me Kushtetutën.

Ai po ashtu tha se më 30 shtator do të shihet nëse ka një mazhorancë që kujdeset me përgjegjësi për interesat kombëtare.

“Pasi mazhoranca humbi mundësinë në Parlament për të propozuar me kushtetutë një kandidat, sot gjendemi përpara shkurtimit të mandatit dhe të krijojmë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve apo të vazhdojmë me lojërat e vogla politike të disa partive duke pasur një rast unik në botë me parlament legjitim dhe qeveri jo-legjitime,” tha ai.

Kreu i shtetit i cili u akuzua për shkelje të Kushtetutës nga shumica e vjetër parlamentare tha se përmes saj do të zgjidhet situata politike e paqartë në vend.

“Kam një ekip avokatësh kompetentë dhe nuk më lënë të gabohem edhe sikur të dua. Siç e dini ekziston mundësia e miratimit të një dekreti për shpërndarjen e Kuvendit dhe jam i sigurt se do të arrijmë një zgjidhje që do të respektojë çdo germë të Kushtetutës,” tha ai.

Mali i Zi ka hyrë në një krizë politike që prej shkarkimit të Dritan Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit