Një 37-vjeçare u arrestua sot në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Account”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik.
Ajo akuzohet se përdorte të dhënat e një shtetaseje tjetër, për të hapur llogari false në rrjetet sociale.
“Hapte llogari në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj personale dhe të fëmijës së saj të mitur.
Si dhe shkruante statuse ofenduese dhe kërcënuese ndaj saj, në mënyrë të vazhdueshme” thotë policia.