-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupat e NATOS-s zbarkojnë në Kosovë, frikë për tensione?

Kryesoret

Nga selia qendrore e NATO-s në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe se shtimi i përkohshëm i trupave të KFOR-it ndërlidhet vetëm me ushtrimin që do të drejtohet nga NATO e që do të zgjasë deri më 2 nëntor.

Për këtë arsye thonë se mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sa herë që Republika e Kosovës merr vendime me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit ne pjesën veriore të vendit, gjithmonë krijohen tensione.

Kështu kishte ndodhur edhe mbrëmjen e fundit muajit korrik, kur pritej që nga data 1 gusht të hyjnë në fuqi masat e reciprocitetit për dokumente të hyrje-daljes dhe për targat e veturave.

Lidhur me këtë për Gazetën Express ka folur një zyrtar i NATO-s, i cili ka konfirmuar se trupat shtesë që kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar do të marrin pjesë në një ushtrim rutinë të misionit të KFOR-it që do të zgjasë nga 27 shtatori deri më 2 nëntor, gjë që ishte thënë edhe në njoftimin zyrtar të para disa ditëve nga vetë KFOR-i.

“Trupat shtesë të përmendura janë dislokuar si pjesë e një stërvitjeje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë, të cilën misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO do ta kryejë nga 27 shtatori deri më 2 nëntor 2022.

I pyetur nëse ka një vlerësim të situatës së sigurisë në Kosovë, ky zyrtar i NATO-së ka thënë se “situatë në tërë Kosovën është përgjithësisht e qetë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit