Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në autostradën Lezhë-Shkodër.
Mjeti ka përfunduar i përmbysur në një arë të mbjellë, në anë të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lëndua drejtuesi i mjetit.
Policia po heton shkaqet e aksidenti, por ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar. Po ashtu nuk dihet ende nëse ka të lënduar të tjerë dhe si është gjendja e shoferit.