Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj të shtune në aksin Shkodër – Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, duke sjellë plagosjen e 3 personave, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, të cilët janë transportuar më pas në spitalin rajonal të Shkodrës.
Sipas të dhënave, automjeti tip Wolswagen ka qenë duke lëvizur jashtë normave të shpejtësisë, duke humbur kontrollin dhe më pas ka ndeshur mjetin tip Mercedes në anën tjetër të rrugës.
Në përfundim, është përplasur në portën hyrëse të një biznesi.


