-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë tha Tahiri para prangosjes? Italianët e bëjnë dokumentar

Kryesoret

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një intervistë për gazetarin italian Nello Trocchia para se ai të binte në burg. Dëshmi e cila u përdor për të bërë dokumentarin I’narcos Albanesi.
Në atë dëshmi Tahiri refuzon të jetë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe ai është shprehur se ka kërkuar shtim të monitorimeve nga Guarda di Finanza.

Po sikur të isha i korruptuar? Unë nuk kam ardhur në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve evropiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, tha ish-ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri pak ditë para arrestimit.

Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, ka shtuar ai.

Tahiri, pak ditë pas intervistës, përfundoi në burg dhe u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal të dedikuar për trafikimin e marijuanës drejt Italisë. 

‘I narcos albanesi’ do të paraqes  përgjimet ekskluzive mes bosëve shqiptarë dhe atyre italianë, krahas marrjes në pyetje të të penduarit të parë. Po ashtu do të transmetohen edhe dëshmitë e papublikuara të operatorëve të portit, familjeve të viktimave dhe trafikantëve të drogës. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit