Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për protestën e pedagogëve. Ai është shprehur se janë në mbështetje të plotë të tyre dhe ka bërë thirrje që ata të bëhen gati për një grevë që do të tronditë shtetin nga themelet.
“PD mbështet me gjithë fuqinë e saj sindikatën e pedagogëve. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe jetike për të shpëtuar rrokullisjen e madhe të sistemit arsimor.
PD do i mbështesë protestat dhe u bën thirrje mësuesve që të bashkohen me protestën e tyre dhe të përgatiten për një grevë të përgjithshme që do trondisë nga themelet regjimin monist.
U bën thirrje edhe studentëve dhe gjimnazistëve që të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë sistemit arsimor.” është shprehur Berisha.