Statuja e Tina Turner zhduket nga Durrësi. Lajmi ka zënë vend thuajse në të gjitha mediat.
Pas vendosjes së katër yjeve të rrokut botëror në shëtitoren “Taulantia” njëra nga statujat mungon.
Statujës së Tina Turner i ka mbetur vetëm platforma me këpucët, ndërsa pjesa tjetër është hequr.
Statuja është dëmtuar në rrethana ende të paqarta dhe për këtë arsye është spostuar në një vend tjetër me qëllim kthimin në gjendjen e mëparshme.
Qytetarët që ndalen aty për të shkrepur foto u mbeten alternativë vetëm statujat e Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon.