Familja e 29-vjeçares që vdiq javën e kaluar në Sarandë gjatë një ekspedite ka folur për mediat britanike duke rrëfyer si e morën vesh lajmin e zi.
George dhe Gill Gannon u shprehën se ishin duke parë funeralin e mbretëreshës në televizor kur u njoftuan se vajza e tyre ka ndërruar jetë në Shqipëri.
“Ajo ishte një vajzë në formë. Të gjithë jemi të thyer. Për herë të fundit e pashë të premten, një javë më parë, kur ajo la qenin e saj me ne dhe u largua. Plani i tyre ishte që të vizitonin 50 vende” tha familja.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/09/1_GB_TEM_100521Couple.jpg)
Vajza u mbyt në 19 shtator në Sarandë. Pas ngjarjes u arrestua nga policia Saimir Kushova, por më pas Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë.