Gjykata pranoi sot kërkesën për gjykim të shkurtuar të Hekuran Markut, ish-truproja i ish-ministrit Saimir Tahiri. Ai u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipëria më 1 prill 2022, shtatë muaj pas arrestimit të tij.
Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar, Eltjon Bregun ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda.
Droga iu është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.
Drejtësia shqiptare dhe italiane kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës përmes operacionit “Shpirti”.