Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Moskën për pasojat që do të ketë për do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se SHBA-ja do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe se i kishte shprehur Moskës “pasojat katastrofike” me të cilën do të përballej.
“Nëse Rusia kalon këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri,” tha Sullivan.
Ky paralajmërimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij do të përdorte çdo armë për të mbrojtur territorin e tij/AL Jazzera