SHBA shpreh edhe njëherë vendosmërinë për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price u shpreh se metoda më e mirë për ta bërë këtë është sanksionimi.
“Një nga qëllimet tona kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor është të punojmë me qeveritë për ta goditur korrupsionin.
Interesat tona të përbashkëta dhe vlerta tona të përbashkëta përbëjnë predikatin për një marrëdhënie që në shumë mënyra është unike dhe e dallueshme nga vizionet e një marrëdhënie që Rusia dhe Kina do të kishin për rajonin” tha Price.
Brenda një kohe të shkurtër në Shqipëri, SHBA shpalli disa politikanë non grata me Sali Berishën në krye, por duket se lista është e gjatë.