Dy persona janë arrestuar në Tiranë për vjedhje në dy biznese të ndryshme. Sekuestrohen shumat e parave të vjedhura pas arrestimit.
Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit kur futen brenda një pastiçerie duke e vjedhur.
Të arrestuarit janë F. Sh. 28 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën 50 000 lekë të rinj, në një dyqan në rrugën “5 Maji”, shumë e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.