-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori shqiptar përplaset me homologun rus në OKB: Kosova nuk është në luftë me Serbinë

Kryesoret

Çështja e Kosovës ka përplasur të martën ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ishte ambasadori rus Vasily Nebenzya, i cili në mbledhjen e Këshillit i Sigurimit të OKB-së tërhoqi një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë, për çka akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta.  

Madje, ai shkoi aq larg sa që hodhi akuza edhe për mungesë të referendumit në Kosovë. Sipas tij, atë kohë kjo ishte e mjaftueshme që Perëndimi të njihte pavarësinë e Kosovës dhe konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk e pengonte atë të shpallte pavarësinë e saj, derisa shtoi se ndryshe po i qasen rastit të Ukrainës.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tha se kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar.

Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia takohen dhe dialogojnë, dhe se nuk luftojnë.

“Delegacioni rus bëri përsëri një paralele me Republikën e Kosovës, një vend i pavarur që është njohur nga gjysma e Kombeve të Bashkuara duke përfshirë gjysmën e këtij këshilli, pra kjo është e gabuar, e pasaktë dhe për të ardhur keq….

Asgjë nuk mund të jetë më artificiale dhe e detyruar sesa krahasimi i përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit, për të mbrojtur civilët dhe për të vendosur një proces paqeje, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme siç ishte rasti i Kosovës, me agresionin e pastër dhe të paprovokuar dhe referendumin që po mbahet tani në Ukrainë”, ka thënë ai.

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të izolohet ndërkombëtarisht për referendumet false të organizuara në territorin e vendit të tij./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit