I riu shqiptar i cili u plagos në këmbë ditën e djeshme nga policia greke vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes nga mediat greke.
Raportohet se 30-vjeçari Esmin Ferhati po përgatitej të kryente një atentat, para se të arrestohej nga policia greke ditën e djeshme në kampusin universitar Politeknik në zonën e Zografou në Athinë.
Kujtojmë që ditën e djeshme Esko Në momentin e aksionit për të shpëtuar, qëlloi me kaçavidë një police greke dhe më pas u qëllua me armë nga autoritetet duke mbetur i plagosur.
30-vjeçari me origjinë shqiptare është kreu i dy prej tre bandave që kishin bazë në rezidencat studentore të kampusit universitar.