-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aleatët lëvizin “gurët” për të bashkuar PD-në: Duhet të dalim me një kandidat

Kryesoret

Zgjedhjet po afrojnë dhe partitë politike kanë nisur përgatitijet.

Primare apo sondazhe, forcat politike janë hedhur në veprim për të gjetur kandidatët më të mirë për bashkitë. Në krahun e majtë janë të qetë. 

Jo vetëm që kanë avantazhin e dy pushteteve, qendrorit dhe lokalit por edhe faktin që strukturat janë në këmbë.

E kundërta ndodh në krahun tjetër. Opozita ende nuk ka koalicion zyrtar, por mbi të gjithë lokomotiva është e përçarë.

PD vijon që të jenë e ndarë në dy kampe. Çarja është e thellë. Aleatët tradicionalë dhe jo vetëm të PD-së i kërkojnë së djathtës bashkim për të mundur Edi Ramën.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i PPA-së, Agron Duka, por edhe Dashamir Shehi i LZHK-së kërkojnë unitet.

Opozita duhet të përfaqësohet me një kandidat në zgjedhje. Në 6 mars kandiduam në 6 bashki dhe humbëm 5. Aventura me 2-3 kandidatë, është fitore e Ramës.

Përveç primareve, mund të zhvillohen edhe sondazhe me qytetarët” thanë ata. Dy ditë më parë ishte Ilir Meta që i kërkoi Sali Berishës që në zgjedhje të dilet me një kandidat të vetëm përballë Edi Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit