-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E hëngri kopshtari, ku është sot bosi që porositi zhdukjen e bujshme?

Kryesoret

Gjykata vendosi sot burg përjetë për Festim Bixhdilin për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ai është kopshtari i kompleksit të familjes Hajri në Shijak.

Gjithashtu trupi gjykues vendosi shuarjen e dënimit për Olsi Turjan, pasi dënimi me 3 vite ka mbaruar në arrest shtëpie.

Si ndodhi ngjarja?

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamzë pranë shtëpisë së tij dhe u vra por trupi i tij nuk është gjetur.

Sipas policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Dritan Rexhepi.

Ai dyshohet se qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh sipas tij nga Astrit Prenga (vëllai i Jan Prengës) në Angli.

Ku është sot Dritan Rexhepi?

The Telegraph” pak ditë më parë vendosi në shënjestër një nga emrat më të bujshëm të krimit të organizuar. Dritan Rexhepin, dënuar në Ekuador dhe i kërkuar në Shqipëri.

Ai thuhet se ka organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e dyshuar të vëllait të Prengës (Jan Prenga) në Shqipëri” thuhej në shkrim.

Në nëntor të vitit të kaluar, Rexhepi u lirua me kusht nga burgu për akuzat e trafikut të drogës, pavarësisht se konsiderohej si rrezik për t’u arratisur dhe kështu ndodhi.

39-vjeçari iu tha që të paraqitej pranë autoriteteve çdo 15 ditë derisa t’i mbaronte dënimi në vitin 2027. Nga janari i këtij viti, ai nuk është paraqitur” thotë gazeta britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit