Prindërit, së bashku me fëmijët e tyre, kanë protestuar këtë të enjte përpara kryeministrisë për mbylljen e kopshtit “Zybeide Hanim”.
Me pankarta në duar, prindërit kundërshtojnë vendimin e qeverisë, duke kërkuar hapjen e kopshtit.
“E dua kopshtin, si Zaho të vetin”, ishte një nga parullat në protestë, ndërkohë që fëmijët në formë simbolike janë vendosur me karrige e tavolina dhe vizatojnë.