Ambasadorja e SHBA në vendin tonë është pyetur nëse SHBA ka ndihmuar me informacion SPAK për hetimi ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta.
Kim ka preferuar të mos përgjigjet por ka theksuar se këtë gjë duhet t’ja lemë drejtësisë në dorë
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Ka një hetim nga SPAK mbi mënyrën e lobimit nga Z. Meta në Uashington, në SHBA e keni ndihmuar SPAK-un me informacion nga instucionet tuaja?
Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.
Blendi Fevziu: Ka shumë akuza kundër Z. Meta në SPAK, nga persona të ndryshëm, institucione të ndryshme të vogla. Mendoni se është fushatë kundër një partie të opozitës?
Ambasadorja Kim: Mendoj që këto i heton dhe vendos SPAK. Nuk është diçka për diplomatët, apo politikanët apo gazetarët…
Blendi Fevziu: Jo, sepse kjo çështje e lobimit në Shtetet e Bashkuara ka nevojë edhe për ndihmën e institucioneve amerikane. Pa ndihmën e institucioneve amerikane, nuk mund ta hetojnë çështjen?
Ambasadorja Kim: Po, si parim i gjerë, i përgjithshëm, kur marrim një kërkesë për informacion nga partnerët e ligjzbatimit kudo në botë dhe ku kemi atë që njihet si traktat i ndihmës ligjore të ndërsjellë, përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin duke ofruar informacion.