-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Disa media në Shqipëri financohen nga fondet ruse dhe kineze

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se në vendin tonë ka media të cilat financiohen nga fonde ruse dhe kineze

Kryediplomatja amerikane tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Kim nuk dha detaje të mëtejshme. Ajo foli edhe për dyshimet se PD në vitin 2017 ka përdorur para ruse për lobim në SHBA.

Ambasadorja refuzoi që të fliste në mënyrë specifike për PD, por theksoi se partitë politike nuk duhet të pranojnë fonde nga Rusia, pasi sipas saj, qëllimi i këtij shteti është minimi i demokracisë.

Sipas saj financimi rus, është thjesht një ilustrim i rreziqeve reale që kanosen.

“Por pika kyçe është që duhet të veprojmë. Duhet të veprojmë”.

Po ashtu Kim theksoi seka bërë një bilanc të aseteve të sekuestruara nga SPAK, duke thënë se është shumë herë më  i lartë se ato asete që drejtësia shqiptare sekuestronte në 10 vite para se të ngrihej SPAK.

Kryediplomatja amerikane  tha se tashmë në SPAK do të vijnë edhe tetë hetues financiarë, të cilët do të zbulojnë se si i fshehin paratë personat e botës së krimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit