Në bisedën e tyre telefonike të sotme, kryeministri italian Mario Draghi siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se “Italia nuk do të njohë rezultatin e “referendumeve” të paligjshme të mbajtura në rajonet e pushtuara nga Rusia, Donbass, Zaporizhia dhe Kherson.
Qeveria Draghi përsëriti se “vazhdon të mbështesë qeverinë dhe qytetarët e Ukrainës në çdo fushë”, ndërsa të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në lidhje me operacionet ushtarake.