-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i merr “Syrin” Tiranës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama përmes një video-mesazhi njoftoi sot se pronari, ndërtuesi i kullës “Eyes of Tirana” ka dhuruar 4646 metrat e ndërtuara pa letra. Rama u shpreh se ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme.

Ja ku është edhe akti  i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik  të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror.

Pallati “Syri i Tiranës”

Prandaj, kush merret me mua e me ne duke na treguar si ata që fshihen pas kullave e pas pallateve, le ta shohë mirë të vërtetën ose le të vazhdojë të lehë, por unë i siguroj të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë e që duan një Shqipëri ku ligji të jetë njësoj për të gjithë e të mos ketë të fortë para ligjit, se nuk do t’i tradhtoj kurrë” theksoi Rama.

Qeveria tha se kompania që po ndërton pallatin “Syri i Tiranës” vendosi që pas sekuestrimit si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje, t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit.

Kjo hapësirë pa leje në qendër të Tiranë, u shpreh Edi Rama, do përdoren sipas ligjit për interes publik. Operacioni nisi 20 ditë më parë me dy goditje, një pallat pa leje të Julian Morinës në Farkë dhe disa kate të biznesmenit Pëllumb Salillari. Sot ishte goditja e tretë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit