Sot kryeministri Edi Rama do të takohet me ambasadorët e akredituar në Shqipëri me të cilët do të diskutojë për amnistinë fiskale.
Edi Rama do të informojë ambasadorët për draftin e amnistisë që është hedhur për konsultim. Takimi zhvillohet në vilën qeveritare.
Shumë vende të BE-së janë shprehur kundër amnistisë fiskale. Gjithashtu Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur shumë skeptike.
Por Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për ta çuar përpara këtë nismë. Ai u shpreh dje se amnistia fiskale do të miratohet dhe se qeveria nuk është tërhequr, por është në fazën e konsultimeve.
Amnistia fiskale ka për qëllim që të formalizojë paratë e fituara në të zezë dhe jo nga veprimtari kriminale, sipas qeverisë, por kursimet e emigrantëve shqiptarë.