Futbollisti i kombëtares shqiptare Armando Broja ka dhënë një intervistë për “The Players Tribune”.
Gjatë intervistë ai është shprehur se babi i tij i ka thënë se nuk mund të heqë dorë nga futbolli deri sa të kualifikojë Shqipërinë për në botëror. Suksesin e tij Broja ia ka dedikuar gjysmën prindërve dhe gjysmën përkushtimit të tij.
“Prindërit e mi kishin shumë pak dhe nuk kishte shumë mundësi në fshatin e tyre. Ata ishin aq të vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Por ishte e vështirë edhe për ta në Angli. Ata nuk kishin para dhe nuk flisnin asnjë fjalë anglisht. Në kohën kur linda, ne jetonim të gjithë në një dhomë në pjesën e pasme të një hoteli në Slough,” ka treguar Broja.
Ai ka treguar se i ati e ka shtyrë përherë të ishte si Ronaldo, por ai i Brazilit.
“Armando, dua që të jesh si Arnina! Duhet të luash si Arnine! Pastaj më tregoi klipet në YouTube. Babai im dhe unë uleshim atje dhe shikonim video pas video të Ronaldos duke bërë gjërat e tij për Real Madridin dhe Brazilin”, ka shtuar ai.
Broja ka treguar dhe për emocionet e tij të para kur luajti në Arenën Kombëtare.
“Unë e kam përjetuar tashmë Arenën Kombëtare në Tiranë duke kënduar emrin tim dhe nuk ka ndjenjë më të mirë. Sinqerisht, natën kur luajtëm me Poloninë vitin e kaluar, nuk kisha përjetuar kurrë një atmosferë të tillë në Premier League apo askund tjetër. Njeri, ishte çmenduri,” ka përfunduar ai.