Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndryshojnë rregullat sa i takon forcimit të luftës ndaj korrupsionit. Departamenti i Thesarit shpalli një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.
Pas këtij vendimi ka reguar Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim duke theksuar se ky vendim do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin në SHBA dhe në botë.
“Ky rregull do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit – si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, tha ajo.
Ligji i ri kundër korrupsionit në SHBA, Kim: Ky rregull çon përpara luftën kundër korrupsionit