23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“400 mijë paund ose…”, policia liron pengun në Angli

Kryesoret

Një 30-vjeçar u mor peng në Londër nga 7 persona. Policia e Shteti së bashku me atë Metropolitane arritën ta lironin.

Pengmarrësit kërkuan 400 mijë paund për ta lënë të lirë shqiptarin. Policia ka arrestuar 7 shqiptarët e tjerë që e morën peng.

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë dhe vijon operacioni për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se një 30-vjeçar shqiptar, ishte marrë peng në Angli nga persona, me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”,” kanë njoftuar uniformat blu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit