-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dajak dhe mister! Dëshmia: Si më morën peng

Kryesoret

Një sherr mes disa personash në autostradën Tiranë-Durrës përfundoi me një pengmarrje për disa minuta. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët po lëviznin me motor, janë përplasur me një makinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë moment, dy vëllezërit, kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe më pas u larguan.

Ka qenë vetë Indrit Beqiraj bashkë me vëllanë që kanë bërë padinë në polici.

Vëllezërit deklaruan se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, si pasojë e përplasjes së motorit me automjetin dhe në debat e sipër degradoi në dhunë dhe pengmarrje.

Policia ka dyshime se nuk është konflikt i çastit pasi palët kishin njohje dhe mund të kenë pasur konflikte të mëparshme.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Ngjarja e cila ka ndodhur në fundjavë, por u mësua sot, po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit