Në komisionin e Sigurisë Kombëtare sot ka raportuar SHISH për nxjerrjen e të dhënave nga hakerat. Opozita kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të hapura me argumentin se hakerat nxorën gjithçka. “Nuk ka më sekrete” tha Flamur Noka. Sot dolën edhe të dhënat nga sistemi “MEMEX”-it.
Debati në mbledhje
Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë raportim.
Ferdinand Xhaferri: Kuvendi nuk kufizohet me VKM.
Ervin Salianji: Sot dolën edhe të dhënat e sistemit “MEMEX”. Një pjesë e mbledhjes duhet të jetë e hapur.
Xhemal Qefalia: Ne nuk jemi han me dy porta këtu.
Nasip Naço: Kushdo që do të rrijë brenda do të dorëzojë celularët.
Flamur Noka: Jam duke folur unë. Tregoni edukatë.
Do t’i lëmë të gjitha, celularët, këpucët, çfarë të doni ju. Sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hakerave çdo të dhënë konfidenciale.
Çështja për të cilën është thirrur kreu i ri i SHISH është shumë sensitive. Çështja nuk ka asnjë seret. Çdo e dhënë sekrete apo jo ndodhet në duart e hakerave iranianë, serbë edhe rusë.
Nasip Naço: E hedhim në votim. Kush nga deputetët do që kjo të jetë me duart të mbyllura. Miratohet.
Flamur Noka: Mos të shkojë mendja të fikni mikrofonin. Ju veproni si bandë. Ju nuk mund të na mbyllni gojën.
Miratohet vendimi. Seanca me dyer të mbyllura.