-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas grevistëve qeveria e Kosovës, i “tërheq veshin” edhe Muratit

Kryesoret

Qeveria ka vendosur që të mos u jap rrogat punonjësve publikë që mbajtën grevë gjatë shtatorit, që i bie edhe të gjithë mësimdhënësve. Por, Ministri i Financave, Hekura Murati, që ka hyrë në luftë frontale me sindikatat, e ka pësuar me pagën e tij, sipas një dokumenti të publikuar në media. Aty thuhet se Muratit i ndalet 50 për qind e rrogës së tij, për shkak të mosekzekutimi të një vendimi.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) ka marrë vendim që ministrit të Financave t’i ndalohet paga për 50 për qind.

Ky vendim është marrë për shkak se Murati nuk e ka respektuar vendimin e mëparshëm të KPMShCK-së në lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK)

Në vendimin të cilin e ka siguruar gazeta Scanner thuhet se Murati duhet vetëm gjysmën e pagës deri kur ta zbatojë vendimin e KPMShCK për drejtorin e ATK-së.

Me këtë rast, dejtori i Thesarit obligohet që brenda 15 ditësh ta zbatojë vendimin e KPMShCK-së.

“Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës obligohet qe te beje ndalesën e 50% te pagës mujore per ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, deri në zbatimin e Vendimit Nr.50 /2022 të datës 14.07.2022, gjegjësisht deri ne kthimin e ligjshmerise ne Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, është thënë në vendimin e KPMShCK-së, të cilin e ka publikuar portali “Scanner”. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit