Një alarm ka rënë në Athinë pas nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi mes Turqisë dhe qeverisë libiane, sipas të cilit kompanitë turke do të mund të kryejnë kërkime për hidrokarburet në tokë dhe në ZEE të Libisë.
“Ky akt shënon një tjetër veprim që dinamizon stabilitetin në Mesdheun Lindor, pasi perceptohet si një veprim agresiv dhe i paligjshëm që vjen si rezultat i memorandumit të paligjshëm turko-libian që shpërfill të drejtat e Greqisë në rajon dhe është denoncuar nga Athina në Kombet e Bashkuara” shkruajnë mediat greke.
Kjo situatë e ka kthyer vëmendjen te armatimet. Në një kohë kur Turqia po përpiqet të blejë nga SHBA dhe të përmirësojë F-16, analistët grekë theksojnë se furnizimet me armë të Greqisë janë në gjendje të ndryshojnë ekuilibrin në Egje.
“Grekët me gjuajtësit “Rafale” kanë një rreze që nuk e ka forca ajrore turke. Me raketat “Meteor” kanë një rreze veprimi prej 320 kilometrash. Turqia nuk do ta ketë një mundësi të tillë as me F-16- të e rinj” shkruan “Tanea”.