-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e pedagogëve, Berisha: Rama po përpiqet të mashtrojë me paga “de facto”

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve ditën e nesërme.

Berisha ka thënë se Edi Rama po mundohet të mashtrojë pedagogët dhe studentët për kërkesat e tyre me vendimin kurth që pagat e pedagogëve do rriten 40%.

Sipas Berishës por nga këto vetëm 10% do rriten me paratë e buxhetit të shtetit.

De facto jo vetëm nuk do të ketë rritje por as dhe indeksim. Kjo sepse inflacioni real është rreth 12%. Por tallja dhe cinizmi i tij nuk ndalon me kaq.

“Të dashur miq, nën presionin e fuqishëm të Sindikatave të Arsimit të Lartë Edi Rama ka përgatitur mashtrimin cinik të radhës. Me një vendim qeverie që ai e mban në sirtar beson se do mashtrojë pedagogët dhe studentët për kërkesat e tyre madje dhe t’i përçajë dhe nxisë ata kundër njëri-tjetrit. Kështu sipas vendimit kurth pagat e pedagogëve do rriten 40%.

Por nga këto vetëm 10% do rriten me paratë e buxhetit të shtetit. De facto jo vetëm nuk do të ketë rritje por as dhe indeksim. Kjo sepse inflacioni real është rreth 12%. Por tallja dhe cinizmi i tij nuk ndalon me kaq.

Në vendimin e tij, Rama parashikon që pagat do rriten 30% vetëm nga tarifat e studentëve (të ardhurat e universiteteve). Me këtë akt të papërgjegjshëm ai fut duart e zeza në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre. Por nga ana tjetër duke qenë diskrecion e rektorateve vetëkuptohet që kjo rritje nuk do ndodhë mbasi rektorët të ardhurat do t’i përdorin sipas qejfit për destinacione të tjera dhe jo për pagat e pedagogëve.

Në vendimin e tij mashtrim, Rama nuk thotë asnjë fjalë për mbështetjen financiare ndaj studentëve, buxhetin për kërkimin shkencor as dhe problematikat e mëdha të universiteteve tona.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit