-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

STRATEGJIA-Kujdes! Një killer me pagesë po ju shënjestron

Kryesoret

Pas Nuredin Dumanit, policia ka rritur të kapë dy persona të tjerë, të cilët janë të akuzuar si vrasës me pagesë.

Bëhet fjalë për vëllezërit e rinj Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët pranuan që kishin marrë deri në 150 mijë euro për ekzekutime. Po nga ana tjetër, ata nuk pranuan të kishin kryer ndonjë porosi deri në fund. Ata ishin kontaktuar dhe nga persona, të cilët mendohet se janë në mbrojtje të qytetarëve siç ishte rasti i ushtarakut Altin Celamit dhe policit Flamur Bejko.

Por çfarë mjetesh përdor një vrasës me pagesë dhe sa e vështirë është ta identifikosh atë?

Të identifikosh një vrasës me pagesë është e vështirë, pasi ata dalin rrallë në publik, por dhe kur dalin dinë të kamuflohen mjaft mirë. Gjatë operacionit të policisë “Porositësi”, u gjetën me dhjetëra sende që përdorë një vrasës me pagesë.
Arsenal armësh, ato janë kryesoret dhe variojnë nga pistoleta e kalibrit të ulët deri tek kallashnikovët dhe snajperat .

Makinat e blinduara, një vrasës me pagesë i ka armiqtë dyfish, ai mund të vritet nga hasmi por edhe nga porositësi, nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet. Po ashtu rëndësi kanë dhe targat, ato ndërrohen falsifikon për çdo ngjarje për mos të rënë në gjurmët e policisë.

Celularët, nuk janë vetëm një mjet komunikimi dhe marrje porosie, ata përdoren dhe për montimin e sasisë së eksplozivit dhe shpërthimin më pas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa,” njoftoi policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit